Aksident në qendër të Mitrovicës, përfshihet edhe vetura e Mbrojtjes së Presidentes

Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutash në qendër të Mitrovicës.

Në aksident ka qenë e përfshirë edhe vetura e Mbrojtjes së presidentes Osmani, shkruan Jepi zë.

Një lexues ka dërguar fotografi nga vendi i ngjarjes ku shihet se vetura e Mbrojtjes së Presidentes është goditur nga prapa prej një veture tjetër.

Nuk dihet ende nëse dikush u lëndua nga aksidenti.

Lexo edhe:  Superliga e basketbollit vjen sot me superduelin Trepça-Peja