Aksidenti i rëndë në Gjilan: Zjarrfikësit nxjerrin dy të lënduar nga vetura e shkatërruar, shoferi kishte pirë alkool

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në mëngjesin e të dielës ka ndodhur një vetaksident në fshatin Livoq të Epërm në Gjilanit.

Një veturë është rrokullisur, ndërsa kanë pësuar lëndime dy persona, por janë jashtë rrezikut për jetë.

Policia ka njoftuar se drejtuesi i automjetit ishte nën ndikim të alkoolit, ndërsa nxjerrjen e të lënduarve nga vetura e shkatërruar e kanë bërë zjarrfikësit e rajonit të Gjilanit.

“Sot më datën 13.11.2022 rreth orës 5 të mëngjesit në fshatin Livoq të Epërm të Gjilanit, ka ndodhur një vetaksident trafiku ku është përfshirë një veturë me tabela vendore. Me këtë rast lëndime trupore kanë marrë shoferi dhe një pasagjer që ishte me të. Të lënduarit kanë marrë ndihmë në emergjencën rajonale në Gjilan. Nga hetimet e para dyshohet se drejtuesi i automjetit ishte nën ndikim të alkollit (1.23 promila). Nxjerrjen e këtyre personave nga automjeti e ka bërë ekipi i zjarrfikësve të rajonit të Gjilanit. Për momentin, sipas mjekut kujdestar, të lënduarit nuk janë në rrezik për jetën”, ka njoftuar Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë për rajonin e Gjilanit.

Lexo edhe:  Policia kap sërish katër të rinj me drogë te “Sunny Hill”, një vajzë dhe tre djem përfundojnë në Polici