Pacolli thotë se ka pritur në Hajvali si mysafirë vajzën e Trump me burrë

Kreu i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka publikuar një fotografi me Tiffany Trump, vajzën e ish-presidentit të ShBA’së, Donald Trump, dhe bashkëshortin e saj, Michael.

Ai ka udhëtuar drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për të marrë pjesë në dasmën e tyre.

Pacolli ka thënë se dyshen i ka mysafirë shpesh në rezidencën e tij në Hajvali, shkruan Express.

“Pas 26 vitesh u ktheva dje në Miami, ku gjatë viteve ’90 dhe deri në vitin 2002 isha rezident dhe kisha një shtëpi. Ishte mbresëlënëse të kthehesha në këtë qytet të bukur, por këtë herë jo si rezident, por si i ftuar në eventin më të rëndësishëm të ditës, në dasmën e miqve të mi Michael dhe Tiffany, të cilët janë mysafirë të mi të shpeshtë në rezidencën time në Hajvali”, ka shkruar Pacolli.

Lexo edhe:  Kolona të gjata në pikat kufitare, deri në 6 orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova