Gjuhet me armë 2 herë brenda javës trafostacioni i KEDS-it
Kompania Kosovare për Distribuim me Energji Elektrike ka njoftuar se është gjuajtur me armë trafostacioni në Balloc të Podujevës dy herë brenda javës.
Sipas njoftimit, rasti i parë ka ndodhur më 5 nëntor, ku sipas KEDS-it, persona të panjohur edhe për policinë kishin gjuajtur me armë dhe e kanë dëmtuar trasnformatorin “Balloc 2 Bunjaket”
“Ekipet tona kanë denoncuar rastin në polici me datë 06.11.2022. Pas kësaj të nesërmen ne e kemi ndërruar transformatorin dhe e kemi kthyer furnizimin me energji elektrike. Sipas banorëve të kësaj lagjeje atë natë ka ndodhur një tentativë vjedhjeje në një shtëpi afër vendit ku ndodhet transformatori. Sipas banorëve të kësaj lagje policia është duke e ndjekur rastin”, thuhet në njoftimin e KEDS-it
Tutje, KEDS-i thotë se një rast i ngjashëm ka ndodhur edhe sot në të njëjtin trafostacion, ku është djegur paneli i tensionit të ulët.
“Për këtë rast sërish është njoftuar policia dhe është hapur rasti. Për shkak të këtij dëmtimi të qëllimshëm kemi rreth 120 konsumatorë pa energji elektrike. KEDS dënon fuqishëm rastet e tilla, nga të cilat pos dëmtimit të aseteve, e pësojnë edhe konsumatorët”, thuhet në njoftim, përcjell Klankosova.tv.
Më tej, kjo kompani i ka bërë thirrje policisë që rastet e tilla të trajtohen me prioritet në mënyrë që raste të tilla të mos përsëriten.