Aksident i rëndë në rrugën Prishtinë-Pejë, nëntë persona të lënduar
Një aksident i rëndë zingjiror ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën Prishtinë-Pejë, saktësisht në fshatin Gllaviqicë.
Në aksident janë përfshirë 3 vetura, derisa nëntë persona kanë pësuar lëndime.
Lajmin për Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
“Sot rreth orës 20:20 minuta, Policia është njoftuar për një aksident në rrugën Prishtinë-Pejë, saktësisht në fshatin Gllaviqicë. Në aksident janë përfshirë tri vetura, me ç’rast veç dëmeve materiale kanë pësuar lëndime nëntë persona të cilët janë dërguar në emergjencën e spitalit rajonal të Pejës për tretman mjekësor”, tha Gashi.
Policia tashmë është në vendin e ngjarjes dhe po e heton rastin.