Ambasadori amerikan: Kosova ta shtyjë urgjentisht vendimin për targat – ta themelojë Asociacionin

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, ka kërkuar përsëri nga Qeveria e Kosovës që ta shtyjnë urgjentisht vendimin për targat  dhe ta themelojë Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.

“I kërkojmë Qeverisë së Kosovës që të mos vazhdojë me gjobat (për qytetarët serbë), që të zgjasë për dhjetë muaj afatin për riregjistrimin e makinave dhe që të fillojë urgjentisht negociatat për formimin e Asociacionit”, deklaroi ai 9 gjatë një takim me gazetarë, transmeton Radio Evropa e Lirë.

Ndryshe, vendimi i ekzekutivit kosovar zgjoi reagime të ashpra nga Departamentit Amerikan i Shtetit përmes një komunikate për media, ku thuhej se “SHBA-të janë të shqetësuara dhe të brengosura me vendimin e Qeverisë së Kosovës”.

Komunikatë që u përcoll nga Antony Blinken, sekretar amerikan i shtetit dhe më pas u ri-konfirmua edhe nga zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Edward “Ned” Price.

Lexo edhe:  Në kërkim të Noizyt, Policia e Kosovës merr në pyetje drejtuesit e diskotekës