Mendoni dy herë para se të dilni në trafikun e Prishtinës, “llugë” e madhe
Ndonëse çmimi i derivate po vazhdon të ngritet, kosovarët nuk e kanë ndërmend t’i reduktojnë daljet me vetura.
Një pamje e publikuar nga pjesa e Veternikut, vë në pah numrin e madhe të veturave në komunikacion, shkruan 02 Press.
Ky numër i madh i automjeteve ka bërë që shumë vozitës të nervozohen nga pritja e gjatë në kolonë.
Shumë qytetarë pasi të shohin këto pamje, do të mendojnë dy herë se a duhet të dalin në komunikacion.
Ndryshe, kjo rrugë edhe pse është bërë me disa korsi, kolonat nuk po i redukton, madje ato vetëm po shtohen.