Ishte zhdukur muajin e kaluar, gjendet i vdekur një person në Prizren

Është gjetur i vdekur një person i cili ishte zhdukur më 27 tetor 2022, në Prizren, njofton policia.

Siç raporton policia trupi i pa jetë është gjetur në afërsi të Prevallës. Po ashtu për gjetjen e trupit të viktimës policia deklaron se ishin të angazhuar edhe ekipet e kërkim shpëtimit të FSK-së.

“Raportohet se me datë 05.11.2022 në afërsi të Prevallës është gjetur trupi i viktimës mashkull kosovar. Ekipi i emergjencës e ka konstatuar se trupi i viktimës është pa shenja jete. Në teren kanë qenë të angazhuara edhe ekipet e kërkim shpëtimit të FSK-së. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”.

Lexo edhe:  Arrestohen dy persona të dyshuar për vjedhje të rëndë