Pas tensioneve, Veriu “blindohet” nga KFOR-i
Veriu i Kosovës është tensionuar sërish, pasi zyrtarët policorë serbë dorëzuan uniformat.
Ata zhveshën uniformat simbolikisht në një tubim në veri.
E kjo ka krijuar hendek në siguri, pasi në gjithë veriun nuk janë parë policë për të garantuar siguri.
Për ta mbuluar këtë zbrazëti, KFOR-i ka nisur patrullimet në këmbë nëpër sheshin e veriut.
Në këtë shesh nesër pritet të mbahet protestë, në kundërshtim të vendimit për targa.