Ftohet moti në Kosovë, meteorologët tregojnë kur do të përmirësohet sërish

Sot në Kosovë pritet të kemi mot me vranësira dhe lokalisht me intervale kohore me diell. Herë pas here, vende-vende priten reshje shiu të cilat pak më intensive pritet të jenë në rajonin e Dukagjinit. Në lindje, verilindje dhe disa vise në pjesët qendrore të vendit priten fare pak reshje.

Në Shqipëri pritet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu. Reshje të herëpashershme intensive dhe rrebeshe të fuqishme priten në zonat bregdetare dhe në jug të vendit. Edhe në Mal të Zi nesër pritet mot i vranët dhe me reshje shiu.

Në Maqedoninë Veriore pritet të mbajë mot me intervale kohore me diell dhe reshje lokale shiu në perëndim të vendit. Gjatë natës reshjet do të shtrihen në pjesët tjera të Maqedonisë së Veriut. Në Kosovën lindore nesër pritet mot me intervale kohore me diell dhe vranësira e riga lokale shiu.

Të dielën na pret mot kryesisht i vranët e me reshje lokale shiu. Në Shqipëri reshjet do të pushojnë, për të vazhduar në Maqedoninë Veriore dhe Kosovë. Temperaturat do të shënojnë ulje për shkak të erërave verilindore.

Të hënën na pret mot më i ftohtë, me intervale kohore me diell dhe vranësira e riga lokale shiu kryesisht të dobëta. Nga e marta stabilizim i motit.

Lexo edhe:  Lajm i hidhur: Vdes në moshë të re Kadri Syla nga Skënderaj