Mësohet shkaku i vdekjes së infermieres 44 vjeçare nga Mitrovica, nesër përcillet për në banesën e fundit
Ka vdekur sot në moshë të re infermierja Shpresa Jusufi.
E ndjera kishte punuar për 23 vite në Spitalin e Përgjithshëm “Dr Sami HaxhiBeqiri” në Mitrovicë, më saktësisht në repartin e alergologjisë.
Shpresa nga kolegët, miqtë e familjarët do të mbahet mend si një person me virtyte të larta njerëzore pasi që gëzonte respektin e të gjithëve pa dallim.
Siç mësohet nga publikimet e familjarëve dhe kolegëve, Shpresa vuante prej kohësh me sëmundjen e kancerit.
Sipas njoftimit të familjarëve, varrimi i të ndjerës do të do të bëhet nesër me ikindi në varrezat e fshatit Rekë.