Përparim Rama: Dejona, kallxoju kosovarëve se kush je dhe prej kujt paguhesh?!
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama i ka reaguar Dejonia Mihailit pas akuzave që ajo i bëri ndaj të parit të kryeqytetit.
“Kallxoju kosovarëve kush je, kush ke qenë, çka bën n’Kosovë dhe prej kujt paguhesh?!”, ka shkruar ai.
Reagimi i plotë:
E ti, Dejona Mihajli, t’kom thanë edhe ma herët. Kallxoju kosovarëve kush je, kush ke qenë, çka bën n’Kosovë dhe prej kujt paguhesh?!
E më e randësishmja, kush je ti që flet dhe vendos për popullin e Kosovës?


