“Mos i mashtro qytetarët” – Mërgimtarët e ‘gozhdojnë’ Kurtin për 2 milionëshin: S’të votojmë më as po na i pagove pushimet

Para dy ditësh Qeveria në detyrë e Kosovës ka marr një vendim duke ndar 2 milionë euro për subvencionimin e linjave ajtore që e lidhin Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” me destinacione prej nga vjen mërgata.

Ky vendim i Qeverisë në detyrë pak ditë para zgjedhjeve të parakohshme ka nxitur reagime nga opozita e shoqëria civile, duke u vlerësuar se ky është një tjetër hapë i Albin Kurtit për blerjen e votës.

Në anën tjetër, kryeministri në detyrë Kurti dje mohoi pretendime të tilla, duke u munduar ta arsyetojë vendimin e tij si qëllim për lehtësimin e udhëtimeve të bashkatdhetarëve gjatë sezonit veror, si dhe për të shmangur anulimet e mundshme të fluturimeve si pasojë e rritjes së kostos së karburantit.

“Me mërgatën tonë të mrekullueshme që nuk humb asnjë vit pa ardhur në vendlindje, kemi edhe një arsye më shumë për ta bërë këtë. Rreziku i anulimit të fluturimeve gjatë korrikut dhe gushtit do të kishte pasoja për qytetarët dhe ekonominë e vendit,” ka deklaruar Kurti.

Por, këtë arsyetim të tij “nuk e hëngrën” disa mërgimtarë të cilët “e gozhduan” me komente kryeministrin në detyrë.

“Ti nga taksat e popullit me te varfer ne europ, paguan sigurimet e veturav 20miljon €uro dhe 2miljon subvencion linjat airore. Por un prap nuk te votoj ty, edhe si kur gjitha pushimet te mi paguash.

Kujdesu per mirqenien e qytetarve qe jetojn ne KS mos I mbaj mend te ne , mir jemi ne”, tha një mërgimatar.

“Faleminderit per kete “ndihme” qe na e ke bere, veq thash t’kallxoj qe me ardh po, a me votu HIÇ per asnjeren parti, sepse ne fund u kuptu qe te njejta jeni te gjitha!”, shkroi një tjetër

Lexo edhe:  Arrestohen tre policë të Kosovës që rrahën në oborr të shtëpisë personin e prangosur

“Une jam ne Austri mbi 20 vjet po pse bash para ZGJEDHJEVE po i ndan paret edhe une e nuk kam votuar per juve por shiko e puno e nderto naj sen se mos i mashtro njerzit me nga 100 euro”, tha një tjetër

“Qikjo spom pelqen aspak vallah albin vet jam mergimtar ama ma mir ish kane ato pare me i nda me familje ne kosov qe jame miftjaq sesa me ba ket skandal pot tham drejtperdrejt”, komentoi një mërgimtar.