Këta janë dy mjekët e arrestuar në Spitalin e Vushtrrisë për marrje ryshfeti

Prokuroria Themelore në Mitrovicë njofton opinionin publik se janë arrestuar dy mjekë të dyshuar të spitalit në Vushtrri nën dyshimin se kanë kryer veprën penale “Marrja e ryshfetit”.

Gazeta Online Veriu.info raporton me burime se dy mjekët e arrestuar janë Ekrem Sefiu dhe Valdet Rexhepi.

Sipas dyshimeve fillestare, i dyshuari Ekrem Sefiu në tri raste, ndërsa i dyshuari Valdet Rexhepi në pesë raste, kanë kërkuar dhe pranuar para nga qytetarët për ofrimin e shërbimeve shëndetësore.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh, ndërsa brenda afatit ligjor do të paraqitet kërkesa për caktimin e masës së sigurisë për të ndaluarit.


Ekrem Sefiu

Mjeku Ekrem Sefiu ishte arrestuar edhe më herët për marrje ryshfeti kurse mjeku Valdet Rexhepi ishte dënuar për të njëjtën vepër.

Valdet Rexhepi

Lexo edhe:  Nis peticioni për përfshirjen e Murat Jasharit në garën për president