62 vjeçari kosovar i zhdukur ditë më parë, gjendet shëndosh e mirë në Gjermani

Më në fund një lajm i mirë dhe i vërtetë nga familja e Bajram Gashit.

Pas shpalljes së zhdukjes së përkohshme të Bajram Gashit, ju njoftojmë se falë Zotit, Baci Bajram është gjetur shëndosh e mirë.

Ai ka qenë tek një mik i tij në Gjermani, ndërsa mungesa e kontaktit ka ardhur si pasojë e humbjes së telefonit dhe pamundësisë për të komunikuar me familjarët.

Në këtë situatë, familja thotë se vlen të përmendim angazhimin e jashtëzakonshëm të Mergim Xhafer Gashit dhe Elbarim Bali Gashit , të cilët që nga momenti i njoftimit për zhdukjen në Kroaci nuk pushuan së kërkuari te cilet u angazhuan maksimalisht ne gjetjen e Bacit Bajram, “dëshmuan se sa te lidhur jemi si fshat duke ju gjindur njëri tjetrit ne momente te vështira”.

Lexo edhe:  Brakstiset një foshnje në kosh plehrash, nëna lë letrën prekëse pranë tij