“I ke bë 100 vjet hala pa martu, gru e keqe”- deputeti i VV’së, Fatos Geci, eskaloi dje në gjuhë edhe ndaj Ganimete Musliut

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fatos Geci, përdori gjuhë denigruese ndaj deputetes së Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliut, përgjatë seancës për energjinë elektrike.

Teksa kritikohej për deklaratën që dha, duke uruar që ish-presidenti Hashim Thaçi të dënohet në Hagë sikurse Naim Murseli me burgim të përjetshëm, iu drejtua me gjuhë denigruese deputetes Musliu.

“I ke bë 100 vjet, ke mbetë pa martu. Gru e keqe”, dëgjohet duke i thënë deputetes Musliu.

Deklarata e Gecit u kritikua me të madhe në opinionin publik, ku ndaj saj u distancuan deputetë të LVV’së, si dhe vetë kryeministri.

Lexo edhe:  Tragjedi në familjen Avdiu në Shtërpcë, ky është burri që u rrah për vdekje nga djali i tij