Muharremi: “Krejt çka di Albin Kurti, është me ia blerë votën qytetarëve më të varfër në Evropë me nga 100 euro”

Shenoll Muharremi ka kritikuar Kryeministrin Albin Kurti për pretendimet e tij në lidhje me ekonominë, duke e akuzuar për jetën në një “univers paralel”.

Ai e cilësoi inflacionin e lartë dhe krizën energjetike si prova të dështimit të Qeverisë, duke theksuar se as nuk ka adresuar krizën e naftës dhe as nuk ka rregulluar energjinë që prej 6 vjetësh.

Muharremi gjithashtu kritikoi për pretendimet për rritje ekonomike dhe akuzoi Qeverinë për përpjekje të pasuksesshme për të mashtruar qytetarët.

Postimi i plotë:

Ndoshta Albini ka fillu me jetu në kokën e tij, në një univers paralel ku e ka kriju një realitet tjetër. Qysh inflacioni në disa raste të ka shku në 42.5% (mars 2026, ASK), e ti flet kopalla për ekonomi. A mendon që ata në Londër nuk kanë internet e nuk janë të informuar për ekonominë e Kosovës? Mos e korit vetën e Kosovën, se askënd nuk mundesh me mashtru me kësi lloj pallavra. Edhe në Gjermani jeni mundu me rrejt duke thënë 8.3% e kemi rritjen ekonomike, po ska pi ujë, se askush so budallë në epokën e informimit e teknologjisë. Një energji ske qenë në gjendje me rregullu qe 6 vjet, e as për krizën e naftës ske ba kurgjo. Spo flas për deficit tregtar dhe kushtet e vështira për biznes. Krejt çka din është me jau ble votën me nga €100 qytetarëve ma të varfër në Europë.

Lexo edhe:  Policia ndal ‘Range Rover’-in në Fushë Kosovë, shoferit 21-vjeçar i gjejnë armë ilegale