Kurti shkruan për humbjen e Kosovës: Tash na vlon meraku kolektiv, ishim kaq pranë kualifikimit

Kryeministri Albin Kurti ka shkruar në rrjete sociale për humbjen e Kosovës.

Ai ka thënë se Kosova ishte afër kualifikimit, por kjo do të ndodhë së shpejti.

Postimi:

Të gjithë jemi ende të pikëlluar dhe të mërzitur nga ndeshja e mbrëmshme në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Tash na vlon meraku kolektiv: do të mund të bëhej kështu sikur t’ia kishim bërë ashtu, ky apo ai, ose që të dy… E di që kemi dëshiruar një lojë ndryshe e rezultat tjetër, se i tërë kombi donte fitore, por edhe djelmoshat tanë e meritonin gjithashtu.

Por le të mos harrojmë që përfaqësuesja jonë na ka dhënë emocione të jashtëzakonshme duke na bërë krenarë aq shumë sa t’u jemi mirënjohës përgjithmonë e përkrah përherë. Fakti që ishim kaq pranë kualifikimit tregon sa afër madhështisë jemi. Dhe shpejt, aty do të jemi.

Andaj edhe sot e çdo ditë tjetër, forca Kosovë! Faleminderit të gjithë lojtarëve, trajnerit dhe stafit për angazhimin e madh në secilën ndeshje.

Lexo edhe:  Punëtori rrëzohet nga një objekt në Fushë Kosovë, dërgohet në QKUK