“700-800 euro në muaj qenka paguar domi ku u rrah nëna e dëshmorit”

Ish-ushtari i UÇK-së, Adnan Hyseni, ka thënë se gruaja e moshuar që u rrah mizorisht nga infermieret në qendrën për të moshuar në Pejë, është nënë e një dëshmori.

Hyseni tregoi se për kujdesin e të moshuarës janë paguar 700/800 euro në muaj në këtë qendër.

“Ky dom i tmerrin e jo i kujdesit ne Peje qenka pagu 700/800€ ne muaj qe NENA e Deshmorit te Kombit te kete kujdesin, respektin dhe trajtimin e merituar por mori dhunimin ne makaber qe ne Shqiptart kemi pas vetem nga pushtuesi serbo sllav”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

NANE E VIDEO ESHTE NANE E DESHMORIT
Kete informat ma dha nje mik i imi nga Gjakova

Gjaku i Deshmoreve ju VRAFT MOSTRA 😡

Ajo NANE qe maltretohet mizorisht qenka NANE e nje Deshmori te UÇK-se Taulant Nura nga Gjakova i cili ra heorikisht ne Qabrat te Gjakoves bashk me Deshmorin nga Peja Ahmet Gjikolli duke luftu per lirin e te gjitheve e kjo NENE dhe gjaku i birit te saj u shpagu me tmerrin qe na dheu zemren dhe shpirtit.

Ky dom i tmerrin e jo i kujdesit ne Peje qenka pagu 700/800€ ne muaj qe NENA e Deshmorit te Kombit te kete kujdesin, respektin dhe trajtimin e merituar por mori dhunimin ne makaber qe ne Shqiptart kemi pas vetem nga pushtuesi serbo sllav.

Lexo edhe:  Arrestohet një "hajn i rëndë" në Mitrovicë