“Nuk identifikohem si katolik, jam shqiptar”, Komandanti i Policisë i reagon Qumilit

Humoristi Sevdai Radogoshi, i njohur më shumë si Qumili, ka komentuar raportin e raportuar se ai e kishte rrahur motrën e tij.

Duke folur për këtë në Canape në T7, ai në një rast iu referua komandantit të Policisë së Gjakovës, pa ia përmendur emrin, për të aluduar se rasti ishte trajtuar me tendencë.

Kristë Gjokaj, ish-komandat i Policisë në Gjakovë, reagoi në një postim në Facebook.

“Sevdai koke korit qtu pak! Komandanti nuk identifikohet me Katolik e Musliman. Une jam bash Shqiptar me fis Merturi sikur qe jeni edhe ju! Megjithate “Faleminderit shume”!”, shkroi ai, duke publikuar një fotografi me humoristin.

Lexo edhe:  Bashkatdhëtarët thonë se i lanë të presin në të ftohtë e pastaj udhëtuan në këmbë, kompania e udhëtimeve mohon pretendimet