Punëtorët teknikë të spitalit “Isa Grezda” në Gjakovë nisin grevë për shkak të vonesës së pagave

Punëtorët teknikë të spitalit “Isa Grezda” në Gjakovë kanë hyrë në grevë.
Federata Sindikale e Punëtorëve të Sektorit Privat të Kosovës ka njoftuar se greva ka filluar pasi punëtorët nuk i kanë marrë pagat me kohë,

Sipas njoftimit, punëtorët do të vazhdojnë grevën deri në momentin kur pagat e tyre të ekzekutohen.

Federata shpreson që pagat për këta punëtorë të përcillen sa më shpejt, në mënyrë që ata të kthehen në vendet e tyre të punës dhe në kryerjen e shërbimeve.

Lexo edhe:  Specialja i liron me kusht Sabit Januzin e Ismet Bahtijarin