Policia arreston Gjestin, u kap me armë pa leje

Këngëtari i njohur Besart Kelmendi, i njohur me emrin artistik Gjesti, është arrestuar të mërkurën në Prishtinë nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “armëmbajtje pa leje”.

Sipas Policisë së Kosovës, arrestimi ka ndodhur rreth orës 15:00, në rrugën “Mehmet Isahi” në kryeqytet.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana, ka bërë të ditur se i dyshuari është intervistuar dhe më pas është dërguar në mbajtje.

“Sot, rreth orës 15:00, në rrugën ‘Mehmet Isahi’ në Prishtinë, Policia ka arrestuar një person të dyshuar për armëmbajtje pa leje. I dyshuari është intervistuar dhe në koordinim me Prokurorin e Shtetit, është dërguar në mbajtje për 48 orë”, ka deklaruar Pllana.

Rasti është duke u hetuar nga organet kompetente.

Lexo edhe:  Aksion tjetër i shtetit, Policia u "bie" edhe mobil-shopave