Plagoset një person në një kafene në qendër të Skënderajt

Një person ka mbetur i plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri mbrëmjen e së dielës në Skënderaj.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, për “Jepi zë” ka bërë të ditur se rreth orës 21:04, Policia ka pranuar informacion për të shtëna me armë zjarri në rrugën “28 Nëntori” në Skënderaj.

Sipas të dhënave fillestare, një person i moshës madhore është plagosur nga arma e zjarrit dhe është dërguar në spital për trajtim mjekësor.

Në vendin e ngjarjes, njësitet policore kanë gjetur gëzhoja, ndërsa ekipet hetimore janë duke zhvilluar veprime për identifikimin dhe arrestimin e personit të dyshuar.

Lexo edhe:  Ministri serb Gjuriq shkruan për takimin me Nexhin, e quan profesor