“Dil prej shpisë se t’vras” – Gjakovarja e denoncon për dhunë burrin me të cilin bashkëjetonte

Një grua nga fshati Raçë i Gjakovës e ka denoncuar të dielën në Polici personin me të cilin është duke bashkëjetuar, me pretendimet se po e kërcënon dhe po ushtron dhunë fizike ndaj saj.

Burimet e Sinjalit brenda Prokurorisë kanë bërë të ditur se gruaja që e njoftoi Policinë për këtë rast të dhunës në familje ka deklaruar se i dyshuari S.Gj., përveç që e ka rrahur, edhe e ka kërcënuar me fjalët “dil prej shpisë se të vras, kurrë për jetë këtu s’ki me kanë ma”, duke i shkaktuar kështu frikë e shqetësim.

E shokuar për situatën që ndodhi dhe e frikësuar nga e keqja që mund t’i ndodhte asaj, viktima e njoftoi Policinë. Si rezultat i raportimit të rastit, Policia është vënë në veprim dhe ka arrestuar dhe shoqëruar në stacion policor të dyshuarin.

Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që ndaj të njëjtit të nisin hetimet për dhunë në familje, teksa gruaja është dërguar në strehimore.

Lexo edhe:  30-vjeçarja dërgohet në spital pasi konsumoi domestos, shkak konflikti me burrin për tradhti