Nëse e shihni këtë person lajmërone Policinë

Kërkesë për bashkëpunim me qytetarë
Gjakovë, 12 shkurt 2026
Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë, me autorizim të prokurorit të Shtetit, kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për lokalizimin dhe arrestimin e personit të dyshuar:
• Liridon Hajdar Podrimja, i lindur me 1989 në Gjakovë.
I dyshuari kërkohet për veprat penale: ‘kanosje (ndaj personit zyrtar)’, ‘mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’, ‘posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’ dhe aktualisht gjendet në arrati. Bazuar në informacionet zyrtare, i njëjti konsiderohet person i rrezikshëm dhe dyshohet se mund të posedojë armë.
Policia e Kosovës fton të gjithë qytetarët që, nëse kanë ndonjë informacion që mund të ndihmojë në lokalizimin e tij, ta njoftojnë Policinë përmes numrit 192, adresës elektronike [email protected], aplikacionit “Lajmëro Policinë”, apo në stacionin policor më të afërt.
Të gjitha informacionet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë.

Lexo edhe:  Xehetari Latifi thotë se i di dy vende në Kosovë ku mund të ketë edhe diamante