Kajtazi publikon një listë: Vedat Xhymshiti pjesë e një shërbimi ilegal të spiunazhit më 2012
Gazetari, Vehbi Kajtazi, ka publikuar një listë të një shërbini spiunazhi ilegal që vepronte në Kosovë në vitin 2012.
Në këtë listë të publikuar nga Kajtazi, bën pjesë edhe pseudogazetari Vedat Xhymshiti, i njohur si Vudi.
“Kjo eshte nje liste e nje sherbimi spiunazhi ilegal qe vepronte ne Kosove ne vitin 2012. Shume prej tyre ishin arrestuar per shkak te spiunazhit. Disa ishin arratisur per spiunazh, nderkohe ankoheshin se gjoja perndjekeshin. Keni vemendjen ne numrin 10!”, ka shkruar Kajtazi.
Xhymshyti para ca ditësh publikoi një gjoja artikull ku pretendonte se kishte “zbuluar” skemën e vrasjeve të Hashim Thaçit, artikull ky i rremë, ndërsa pati kritika të shumta ndaj Vudit.
Ndërkaq, arrestime për të dyshuar për spiunazh janë bërë edhe gjatë vitit të kaluar. Sipas Prokurorisë Speciale gjatë vitit 2025 në lidhje me veprën penale të spiunazhit, janë arrestuar katër (4) persona.
Sipas raportimeve të mediave, gjatë vitit 2025 janë arrestuar ose janë përfshirë në procedura penale për spiunazh Fatmir Sheholli, Jelena Gjukanoviq, Bojan Jevtiq dhe Hysri Selimi.

