Bekim Haxhiu dorëzon në PZAP dy ankesa – Këto janë pretendimet e tij

Ish deputeti i PDK`së Bekim Haxhiu dhe njëherit kandidat për deputet në zgjedhjet e 28 dhjetorit ka bërë dy ankesa në PZAP

Sipas tij, ankesat kanë të bëjnë me fletëvotimet me postë nga votimi jashtë Kosovës dhe llogaritja e gabuar, sipas tij, e rezultatit përfundimtar.

Ja reagimi i plot i tij:

Të dashur qytetarë,
Sot kam dorëzuar dy ankesa zyrtare në PZAP kundër rezultateve përfundimtare të shpallura nga KQZ më 31 janar 2026.
Ankesat lidhen me:
1. Përfshirjen e 23,323 pakove të fletëvotimeve me postë nga votimi jashtë Kosovës, të pranuara pas afatit ligjor, në kundërshtim me Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme;
2. Llogaritjen e gabuar të rezultatit përfundimtar, i cila ka ndikuar në ndarjen e mandateve dhe renditjen e kandidatëve, në zgjedhjet e jashtëzakonshme të mbajtura me 28.12.2025.
Afatet zgjedhore dhe barazia e votës nuk janë rekomandime, ato garantojnë barazinë e votës dhe besueshmërinë e procesit zgjedhor.
Asnjë vendim administrativ i KQZ, nuk mund të ndryshojë ligjin dhe Kushtetutën.
Nuk kërkoj privilegj.
Kërkoj vetëm zbatim të barabartë të ligjit dhe Kushtetutës.
Mbrojtja e votës së ligjshme është mbrojtje e demokracisë.

Lexo edhe:  LAJMI I FUNDIT: Ky është 44-vjeçari që u gjet pa shenja jete në Prishtinë