Një i arrestuar nga gjuajtja me armë e goditja me veturë në Vranjevc

Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një person i dyshuar në lidhje me incidentin me armë zjarri mes dy grupeve në Vranjevc të Prishtinës.

Sipas Policisë, në vendin e ngjarjes janë gjetur e sekuestruar dy gëzhoja, një fishek dhe një predhë.

“Të lënduarit, një i dyshuar dhe dy dëshmitarët, janë dërguar në QKUK për tretman mjekësor, ku i dyshuari është hospitalizuar, ndërsa dëshmitarët, pas pranimit të tretmanit mjekësor, janë liruar. I arrestuari pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, thuhet mes tjerash në raportin 24-orësh të PK-së.

Lexo edhe:  Paratë false i bëjnë telashe bankat në Kosovë – zbulohen tri raste në Prishtinë, Prizren e Mitrovicë