Dy profesorë rrihen brenda shkollës në Ferizaj

Dy mësimdhënës janë përfshirë në një përleshje fizike dje në një shkollë të mesme në Ferizaj.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:25, në korridorin pranë sallës së mësimdhënësve, ku janë përfshirë dy profesorë, ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë Rajonale të Ferizajt, Kanun Veseli.

Sipas tij, situata është qetësuar menjëherë nga drejtoria e shkollës. “Të dyja palët janë paraqitur në stacion policor dhe janë intervistuar nga Njësia e Hetimeve. Me urdhër të prokurorit, rasti është përpiluar “shënim zyrtar”, tha tutje Kanuni.

Lexo edhe:  ‘Sa ma budallë ma shumë po dhezë’, Syla direkt: Me gati 50%, Kurti lyp zgjedhje me 7 mars, nëse s’ja falin për President