“I dhamë ndihmën e parë”, flet arsimtari i të miturit që vdiq pasi ra në lumin e Gadimes

Arsimtari i edukatës fizike në shkollën ku vijonte mësimin nxënësi i ndjerë Zejn Zejnullahu i cili vdiq dje pasi ra në lumin e Gadimes.

“Në momentin që na ka lajmëru mësuesja e Zejnës në grupin ku jemi të gjithë arsimtarët, ne jemi ardhur te familjarët dhe kemi marrë vesh që Zejna nuk është kthyer prej mësimit. Unë si arsimtar i edukatës fizike e kam postuar në Facebook me i mobilizu bashkëvendasit që të dalin ta kërkojnë Zejnën dhe kemi angazhuar Shoqatën për Kërkim dhe Shpëtim ku është edhe kolegu im. Pas 20 minutave qytetarët në Gadime e kanë gjetur Zejnën”, tha ai.

“E kemi gjetur në Gadime të Ulët, ku unë dhe kolegu im i kemi dhënë ndihmën e parë, jemi mundu, ka pasë puls, i ka dhënë ndihmë edhe infermierja, doktori që ka qenë rastësisht aty. I kemi dhënë ndihmë deri në emergjencë, aty ka ndërruar jetë.”

Ai tha se i ndjeri do të kujtohet si nxënës shembullor.

Lexo edhe:  Gani Gërmia i “shpallë luftë” Big Brother, në kohën e “Prime” do të flas për ngjarjet brenda shtëpisë