Detaje për rastin tragjik, ku djali rreth 30 vjeç privoi nga jeta nënën e tij në Restelicë

Një ngjarje e rëndë ka tronditur orët e para të mëngjesit të së martës fshatin Restelicë të komunës së Dragashit, ku një grua rreth 60-vjeçare është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e saj.

Sipas Policisë, rreth orës 01:06 autoritetet janë njoftuar për një rast vdekjeje të dyshimtë. Njësitë policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku nga hetimet fillestare është konstatuar se viktima kishte pësuar disa lëndime në regjionin e kokës.

Policia thotë se për këtë rast dyshohet një person mashkull rreth 30 vjeç, djali i viktimës, i cili sipas të dhënave paraprake dyshohet se ka pasur probleme të shëndetit mendor. Në vendin e ngjarjes nuk është gjetur ndonjë mjet me të cilin dyshohet se është kryer vepra penale.

I dyshuari është arrestuar dhe është ndaluar për procedura të mëtejme ligjore, ndërsa trupi i pajetë i viktimës është dërguar për ekzaminim mjekoligjor, me urdhër të prokurorit të Shtetit.

Njoftimi i plotë nga Policia:

Sipas informatave fillestare, dyshohet se një person mashkull, rreth 30 vjeç, e ka privuar nga jeta nënën e tij, rreth 60 vjeçe. I dyshuari, sipas të dhënave paraprake, dyshohet se ka pasur probleme të shëndetit mendor.

Nga ekzaminimi fillestar i vendit të ngjarjes, nuk është vërejtur ndonjë mjet me të cilin mund të jetë kryer vepra penale, ndërsa viktima ka pësuar disa lëndime në regjionin e kokës.

I dyshuari është arrestuar nga Policia dhe, me vendim të organit kompetent, është ndaluar për procedura të mëtejme ligjore.

Sektori Rajonal i Hetimeve, në bashkërendim me Prokurorin e Shtetit, është duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore me qëllim të zbardhjes së plotë të rrethanave të këtij rasti

Lexo edhe:  Kishte 6 ditë që ishte martuar, si humbi jetën tragjikisht kushëriri i Kiara Titos