Ky person ka humbur, nëse e shihni lajmërone Policinë

Person i humbur – Kërkesë për bashkëpunim me qytetarë dhe media

Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, bazuar në autorizimin e Prokurorisë Themelore në Gjilan, me qëllim lokalizimin dhe identifikimin e vendndodhjes së personit, njofton opinionin publik se:

Xhengiz (Aliriza) Hyzeiri,
i lindur më 15.07.2008,
me adresë banimi në rrugën “Lufta e Gjilanit”, qyteti Gjilan,është shpallur person i humbur që nga data 02.01.2026, dhe deri më tani nuk dihet vendndodhja e tij.

Në kuadër të veprimeve hetimore dhe përpjekjeve për gjetjen e personit, Policia e Kosovës kërkon bashkëpunimin e qytetarëve dhe mediave. Çdo person që posedon informacion të dobishëm lidhur me vendndodhjen e personit të paraqitur në fotografinë e bashkëngjitur, lutet të njoftojë Policinë e Kosovës përmes njërës nga mënyrat në vijim:

Stacioni më i afërt policor
Aplikacioni digjital “Lajmëro Policinë”
E-mail: [email protected]
Numrat kujdestarë: 192

Policia e Kosovës garanton se të gjitha të dhënat e ofruara nga qytetarët do të trajtohen me konfidencialitet të plotë.
Policia e Kosovës falënderon qytetarët dhe mediat për bashkëpunimin dhe kontributin e tyre në këtë rast.

Lexo edhe:  “Shumë çakoj tu kanë vërsulë”, vëllau i Rexhep Selimit del me reagim