Aksident me fatalitet në rrugën Mitrovicë-Podujevë, vdes një i moshuar

Një aksident trafiku me pasojë fataliteti është raportuar sot rreth orës 16:00, në rrugën rajonale Mitrovicë-Podujevë përkatësisht në fshatin Rekë të Mitrovicës.

Policia tha se në aksident janë përfshirë një motoçikletë dhe një veturë,.

Sipas zëdhënësit të Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, për shkak të lëndimeve të pësuara ka humbur jetën ngasësi i motoçikletës viktima N.Z., 67 vjeçar.

Lexo edhe:  Tatuazhi ‘Katana 138’ i Mirlind Dakut, bashkëshortja e Agim Ramadanit: Ai nuk është vetëm heroi im, qindra djem e kanë në trup