Weber: Kurti e instrumentalizoi nacionalizmin e diasporës

Analisti Bodo Weber thekson si problematik për demokracinë mospërputhjen e retorikës së Vetëvendosjes dhe veprimtarisë së tyre në terren.

Analisti gjerman dhe anëtari i Democratization Policy Council (DPC), Bodo Weber, rezultatin e zgjedhjeve të 28 dhjetorit e ka cilësuar si një rezultat suprizë. Në një intervistë për Gazetën Express,

Weber u tha të dielën se fitorja e Kurtit në këto zgjedhje ka dy faktorë kryesorë, inxhinieringun zgjedhor të diasporës dhe mungesën e pjekurisë tek partitë opozitare.

“Përcaktimi i fatit politik të vendit nga qytetarët e Kosovës që nuk jetojnë atje, d.m.th. në përgjithësi nuk do t’i ndiejnë pasojat e votës së tyre, është sigurisht shumë problematik nga pikëpamja e teorisë së demokracisë, dhe më shumë provë e hendekut të gjerë midis retorikës politike të bazuar në vlera të qeverisë Kurti dhe praktikës që mund të vërehet gjatë dy viteve të fundit. Në të njëjtën kohë, fitorja zgjedhore e VV duket se është gjithashtu rezultat i gjendjes së opozitës, me të tre partitë kryesore të opozitës në rrëmujë të thellë, përfshirë përballjen me një krizë lidershipi”, ka deklaruar Weber.

Analisti gjerman e sheh si problematike në aspektin e demokracisë, faktin që fatin politik të Kosovës e caktojnë njerëzit që nuk jetojnë në Kosovë e të cilët praktikisht nuk do t’i ndjejnë pasojat e votës së tyre.

Lexo edhe:  Incident në Vushtrri: Qentë endacakë i vërsulen policit, ai e nxjerr armën dhe gjuan për t’i zmbrapsur