Një grua bie nga ura e re e Ibrit, shpëtohet nga një polic – dërgohet në Emergjencë

Një grua ka rënë nga ura e re e Ibrit në Mitrovicë mbrëmjen e 1 janarit, raporton Jepi zë.

Ajo është dërguar në emergjencën e qytetit, ndërsa rastin për “Jepi zë” e ka konfirmuar drejtori i Spitalit të Mitrovicës, Gëzim Berisha.

Berisha ka thënë se pacientja është jashtë rrezikut për jetë.

“”Po është një pacient i tillë. Nuk ka lëndime serioze. Është jashtë rrezikut për jetë. Është duke u monitoruar në Emergjencë”

Lexo edhe:  Alarmante | Mbyllen për qarkullim nga policia, pikë kalimet kufitare në Bërnjak dhe Jarinje