Parashikimi i motit për sot dhe ditëve në vijim
Sot pritet të mbajë mot stabil, me intervale kohore me diell dhe vranësira lokale. Mëngjesi do të jetë mjaft i ftohtë me ngrica dhe vende-vende me mjegull apo me vranësira të ulëta. Dita me intervale kohore me diell përpos disa rajoneve ku vranësirat e ulëta mund të qëndrojnë më gjatë.
Temperaturat minimale pritet të zbresin deri në – -1 apo -2 gradë Celsius kurse ato maksimale gjatë ditës deri në 11 gradë Celsius.
Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi e marta sjellë mot me intervale kohore me diell dhe vranësira lokale. Mëngjesi do të jetë lokalisht me ngirica dhe mjegull, kurse dita stabile.
Edhe ditëve të ardhshme nuk pritet ndonjë ndryshim i motit. Mëngjeset e ftohta me mundësi për ngrica të dobëta dhe mjegull, kurse ditët me intervale kohore me diell, përpos disa rajoneve ku mund të ketë qëndrim më të gjatë të mjegullës apo vranësirave të ulëta që do të pengojnë rrezet diellore dhe rritjen e temperaturave./MeteoBallkan

