Parashikimi i motit për sot dhe ditëve në vijim
Sot na pret mot plotësisht i vranët dhe me reshje shiu të intensitetit të ndryshueshëm. Reshje më intensive parashihen orëve të pasdites eventualisht mbrëmjes dhe atë më shumë në rajonin e Dukagjinit.
Temperaturat do të shënojnë ulje dhe ajo maksimale pritet të arrijë deri në 14 gradë Celsius. Në mbrëmje temperaturat pësojnë rënie të fortë sidomos më në veri të vendit.
Në Shqipëri nesër pritet të mbajë mot i vranët dhe me reshje e rrebeshe të shpeshta shiu me vetëtima dhe bubullimë. Priten reshje intensive shiu sidomos në veri por tani në parashikimet më të fundit reshjet më të mëdha priten në jug të vendit.
Reshje shiu nesër priten edhe në Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi.
Edhe e mërkura do të jetë një ditë plotësisht e vranët dhe me reshje shiu. Në Kosovë reshjet mund të ndalen herë pas here, ndërsa në Shqipëri ato vazhdojnë me intensitet të lartë në shumë rajone sidomos në jug dhe pjesët qendrore të vendit.
Edhe në Maqedoninë Veriore dhe Luginë të Preshevës të mërkurën pritet të ketë reshje shiu.
Të Enjten përmirësim i motit dhe intervale kohore me diell, megjithatë reshje të izoluara priten në rajone të Shqipërisë./MeteoBallkan

