Vjedhje e rëndë në Prizren: Hajni hynë me forcë në shtëpi dhe vjedh një armë “Pump Shotgun”

Një rast i vjedhjes së rëndë është raportuar në rrugën “Anton Çetta” në Prizren, ku një person i panjohur ka depërtuar me forcë në një shtëpi dhe ka vjedhur një armë zjarri. Ngjarja ka ndodhur më 14.11.2025, rreth orës 22:00.

Patrullat policore janë përgjigjur menjëherë pas raportimit të ankueses Gj. M, 48 vjeçare, e cila është kujdestare e shtëpisë ku dyshohej se po ndodhte vjedhja. Pas hyrjes dhe kontrollit të objektit, policia nuk ka hasur personin e dyshuar.

Gjatë veprimeve të para hetimore është konstatuar se autori ka hyrë me forcë në shtëpi dhe ka vjedhur një armë të llojit “Pump A. Shotgun”, kalibër 12 ga. Nuk përjashtohet mundësia që të jenë marrë edhe sende të tjera, për të cilat ende nuk ka informacion të plotë.

Në vendngjarje kanë dalë hetuesi kujdestar, Njësia e Kriminalistikës dhe Prokurori i Shtetit. Rasti është iniciuar si vjedhje e rëndë dhe hetimet janë duke vazhduar për identifikimin e autorit.

Hetimet janë në proces.

Lexo edhe:  Kështu u bë "shkrumb e hi" vetura, pas aksidentit të rëndë afër "Binni-t"