Vdes i riu ferizajas, punonte në komunë
Ka vdekur në moshë të re, Albin Kurtaliqi nga Ferizaj.
Lajmin për vdekjen e tij e bëri të ditur komuna e Ferizajt, aty ku dhe punonte i ndjeri.
Ngushësllime ka shprehur edhe kryetari i Ferizajt Agim Aliu përmes një telegrami.
Postimi i plotë:
TELEGRAM NGUSHËLLIMI
Me dhembje e pikëllim, morëm lajmin për ndarjen nga jeta të të angazhuarit me punë në Komunën e Ferizajt, të riut ferizajas, bashkëqytetarit tonë Albin Kurtaliqi.
Me këtë rast, Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu përmes telegramit i shpreh ngushëlime të sinqerta familjes Kurtaliqi, miqve e të njohurve të të ndjerit.
“Me dhembje e pikëllim, mora lajmin për ndarjen nga jeta të të riut ferizajas, të angazhuarit me punë në Komunën e Ferizajt, bashkëqytetarit tonë Albin Kurtaliqi. Ndarja e tij e hershme nga jeta është dhembje e pamatë për familjen e të gjithë që e njohën Albinin dhe bashkë punuan me të ndjerin. Ngushëllime të sinqerta familjes Kurtaliqi, miqve e të njohurve të të ndjerit. Shpirti i tij u prehtë në paqe”.

