Krasniqi tregon disa fakte: Rezultatet e raundit të dytë në Mitrovicë ngrejnë dyshime të forta për manipulim të procesit zgjedhor

Albert Krasniqi nga Demokracia Plus ka dhënë disa argumenta që sipas tij faktojnë se ka pasur manipulim të procesit zgjedhor në Mitrovicë të Jugut.

Ai në një postim në Facebook ka thënë se Mitrovica duhet të të shkojë në rivotim.

Postimi i plotë:

Rezultatet e raundit të dytë në Mitrovicë ngrejnë dyshime të forta për manipulim të procesit zgjedhor. Faktet janë kokëforta:

Exit poll-i nuk përputhet me rezultatet zyrtare – vetëm në Mitrovicë.
Pjesëmarrja më e madhe se në raundin e parë – ndër komunat e mëdha, vetëm në Mitrovicë.
Kandidati i vetëm që ka marrë më pak vota se në raundin e parë – sërish vetëm në Mitrovicë.
Fletëvotime të gabuara që nuk i përkasin vendvotimit.
Përtej fakteve zgjedhore, menaxhimi institucional ka qenë i papranueshëm:

KQZ u ngut ta shpallë “gabim teknik” pa hetim paraprak.
Kompania e shtypjes mori përgjegjësinë brenda pak orësh – pa asnjë verifikim serioz.
Prokuroria u mjaftua me deklarata të kompanisë.
Tenderi u dha si kontratë njëburimor, ndonëse kishte kohë të mjaftueshme për konkurrencë.
Kompania ka lidhje të njohura me eksponentë të partisë në pushtet.
Shteti dhe burimet publike janë keqpërdorur për qëllime elektorale – kush e përdor aparatin shtetëror për pushtet, mund ta përdorë edhe për vota.
Mitrovica duhet të shkojë në rivotim për të mbrojtur integritetin e zgjedhjeve dhe demokracinë. Nëse e pranojmë këtë si “gabim teknik”, nesër asgjë s’do të garantojë që vota jonë vlen. Po bëjmë regres, për të mbrojtur diçka që e kishim tejkaluar: zgjedhjet e lira dhe të ndershme.

Lexo edhe:  Huduti: Nëse vajza ime e merr një katolik nuk e largoj nga hisja