Për dallim nga Mitrovica në Gjakovë nuk u lejua që fletëvotimet me gabime të përdoren dhe të futen në kuti

Në disa prej dengjeve të fletëvotimeve për balotazhin e 9 nëntorit janë evidentuar gabime jo vetëm në Mitrovicën e Jugut, por edhe në Komunën e Gjakovës.

Lajmi është konfirmuar për Gazetën Online Reporteri.net nga zyrtari kryesor i Komisionit Zgjedhor Komunal në Gjakovë, Amir Rexha.

Rexha tha se gabimet janë vërejtur para se të niste procesi i votimit dhe se asnjëra prej fletëvotimeve të pasakta nuk ka përfunduar në kuti.

“Saktë, ka ndodhur, por nuk janë fletëvotime që janë futur nëpër kuti. E kemi vërejtur para se të nisë procesi. Diku rreth gjashtë raste, më duket. Ka qenë në balotazh. Komisionerët në momentin që i kanë pranuar, i kanë vërejtur dhe i kanë verifikuar kodet me numrin e vendvotimit,” deklaroi ai.

Mbrëmë KQZ ka konfirmuar se një rast i ngjashëm me gabime në njërin prej elementeve të  fletëvotimit – konkretisht në kodin e vendvotimit ka ndodhur edhe në Gjakovë.

Lexo edhe:  Aksident në mgjistralen Prishtinë – Ferizaj, Policia në vendin e ngjarjes