Parashikimi i motit për sot edhe gjatë vikendit

Sot pritet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje të herëpashershme, lokale shiu.

Në disa zona priten më shumë reshje dhe rrebeshe shiu ku mund të ketë edhe ndonjë vetëtimë dhe bubullimë. Në viset më të larta malore do të ketë reshje shqote e bore.

Temperaturat do të shënojnë ulje kryesisht të lehta dhe ajo maksimale pritet të arrijë deri në 12 gradë Celsius.

Në Shqipëri nesër pritet të mbajë mot me intervale kohore me diell dhe vranësira të shpeshta të cilat në disa zona në veri lindje dhe qendër mund të kushtëzojnë reshje lokale shiu.

Pasdite sistem i ri vranësirash nga Mesdheu përfshinë jugun e Shqipërisë ku pastaj pritet të fillojnë rrebeshe lokale shiu. Këto vranësira shumë shpejt do të përfshijnë tërë vendit dhe gjatë natës do të ketë intensifikim të reshjeve të shiut në gati tërë Shqipërinë, vende-vende priten rrebeshe intensive.

Reshje lokale shiu nesër priten edhe në shumë pjesë të Maqedonisë së Veriut sidomos në veri të vendit, ndërsa edhe në Luginë të Preshevës priten reshje lokale shiu.

Reshjet lokale nuk do të mungojnë as në Mal të Zi.

E Shtuna sjellë reshje të reja shiu në të gjitha viset tona. Në pjesë të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut priten rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë.

Pasdite ose në mbrëmje stabilizim i përkohshëm i motit.

Të dielën relativisht ngrohtë, por një valë e re rrebeshesh shiu përfshinë fillimisht Shqipërinë, pastaj edhe pjesë tjera të viseve tona./MeteoBallkan

Lexo edhe:  Gratë rrëfejnë se si është të lindësh në QKUK, përgjigje që ngjallin frikë