E dhimbshme: Sot i jepet lamtumira e fundit 17-vjeçari që humbi jetën tragjikisht ditën e djeshme

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në Prizren, ku një i mitur ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti me motoçikletë, raporton Gazeta Sinjali.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:00 në rrugën Landovicë–Gjonaj, ku disa qytetarë që po punonin në ara kanë vërejtur një person të shtrirë nën rrugë, rreth 7–8 metra larg saj, pranë një muri ku po ndërtohej një shtëpi. Sipas raportimeve fillestare, personi nuk shfaqte shenja jete, pra bëhet fjalë për Vleron Ninaj.

Të ndjerit do t’i jepet lamtumira e fundit sot në varrezat e Arbanës në ora 16:00.

Siç njoftoi Policia, nga veprimet hetimore është konstatuar se viktima është i mituri, nga lagjja Arbane e Prizrenit, kishtedalë që nga mbrëmë dhe nuk ishte kthyer në shtëpi e as nuk ishte lajmëruar në telefon, ndërsa sot ishte raportuar si i zhdukur.

“Bazuar në të dhënat fillestare dyshohet se viktima, derisa ishte duke drejtuar një motoçikletë, nuk i është përshtatur kushteve dhe rrethanave të rrugës, ka humbur kontrollin, ka dalë nga rruga dhe është përplasur në murin mbrojtës të një shtëpie në ndërtim, me ç’rast ka pësuar lëndime të rënda trupore që kanë rezultuar me vdekje në vendin e ngjarjes.”, tha Policia.

Lexo edhe:  Krejt papritur, Blero e Afrona sërish bashkë?