Hajnat s’kanë të ndalur: Vjedhin armë e stoli ari në vlerë rreth 10 mijë euro në Ferizaj

Një fenomen mjaft shqetësues për qytetarët e Kosovës janë bërë vjedhjet e shpeshta nëpër banesa, shtëpi, institucione financiare, vetura e dyqane, duke shkaktuar humbje e pasiguri. Të dielën, cak i hajnave ishte edhe një shtëpi në fshatin Softaj të Ferizajt.

Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se personat e dyshuar kanë depërtuar me forcë brenda një shtëpie në këtë fshat, ku vodhën gjësende me vlerë.

Vjedhja u krye dyshohet se u krye në orët e pasdites dhe sipas dëshmisë së viktimës të dhënë në stacion policor, hajnat kanë arritur të marrin stoli ari në vlerë prej rreth 10 mijë euro, si dhe një armë për të cilën kishte leje.

Pasi rasti u denoncua në Polici, njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku janë kryer ekzaminimet e nevojshme, që çojnë në zbulimin e të dyshuarve.

Sipas të njëjtave burime, me urdhër të Prokurorit të Shtetit rasti është iniciuar për veprën penale “vjedhje e rëndë” dhe kanë nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e personave të dyshuar.

Lexo edhe:  Mësohen detaje për policin e plagosur në veri, sa vjeç dhe nga është