Nisin kërkimet për personin e zhdukur në Malishevë
Shoqata e Kosovës për Kërkim-Shpëtim njofton se mbrëmjen e së hënës ka nisur një operacion intensiv për kërkimin e Halim Ramadan Sopaj, i cili është raportuar i zhdukur më datë 05.10.2025 në fshatin Janiqishtë, Komuna e Malishevës.
Në njoftim thuhet se ekipet janë në terren dhe po vazhdojnë kërkimet për të.
“Ekipet tona janë në terren dhe po vazhdojnë kërkimet me intensitet të lartë. Ftojmë qytetarët që kanë ndonjë informacion të kontaktojnë menjëherë institucionet përkatëse”, thuhet në njoftim.