Arrestohet në Prishtinë 56-vjeçari i dyshuar për vjedhje – dërgohet në Qendrën e Mbajtjes

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për veprën penale “Vjedhje”, pas hetimeve të zhvilluara lidhur me një rast të ndodhur në rrugën “Ahmet Gashi” në Prishtinë.

Sipas burimeve të Sinjalit, ngjarja është inicuar më 03 shtator 2025, rreth orës 10:30, nga Stacioni Policor “Jugu”. Gjatë hetimeve, zyrtarët hetues kanë intervistuar të dyshuarin Bujar Abazi, i cili dyshohet për përfshirje në rastin në fjalë.

Pas konsultimit me Prokurorin Kujdestar të Shtetit, është lëshuar aktvendim për ndalimin e tij, ndërsa i arrestuari është dërguar në Qendrën e Mbajtjes në Ferizaj.

Hetimet po vazhdojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të vjedhjes.

Lexo edhe:  Policia mohon se Njësia Speciale është nisur në veri