“E qëllova sepse po humbisja…” – flet autori i vrasjes së gjyqtarit në Tiranë

Është zbardhur dëshmia e autorit të krimit brenda Gjykatës së Apelit në Tiranë.

Siç raporton Abc News, Gjon Shkambi ka thënë: “E qëllova sepse po humbisja një gjyq. Isha korrekt me letrat e mia”.

Këtë dëshmi, i dyshuari e ka dhënë në Komisariatin numër 1.

Pos viktimës Astrit Kalaja, kanë mbetur të plagosur edhe dy persona të tjerë e që raportohet se janë babë e bir, njëri prej tyre avokat.

Lexo edhe:  Gruaja rrah burrin në Pejë, burri denoncon rastin në Polici