Sveçla për Shemë Mustafën: Kujtim i përjetshëm për Policinë e Kosovës

Ministri i Brendshëm në detyrë, Xhelal Sveçla, ka reaguar me pikëllim të thellë pas lajmit për ndarjen nga jeta të Shemë Mustafës, zyrtar policor i Policisë Kufitare të Kosovës. Mustafa, sipas Sveçlës, ishte rrëmbyer nga njësitë speciale serbe dy vite më parë gjatë kryerjes së detyrës në territor të Kosovës.

Në një postim në rrjetet sociale, ministri theksoi: “Sherbimi i tij me përkushtim dhe guxim në mbrojtje të kufijve tanë do të mbetet shembull frymëzues për Policinë e Kosovës dhe brezat e ardhshëm.”

Gjithashtu, Sveçla uroi ngushëllime për familjen Mustafa, kolegët dhe të gjithë Policinë e Kosovës, duke përfunduar me fjalët: “I lehtë i qoftë dheu i Republikës sonë.”

Lexo edhe:  32-vjeçarja i çon drogë familjarit të burgosur në Burgun e Dubravës, kapet në flagrancë dhe arrestohet