Parashikimi i motit për sot dhe ditëve në vijim

Sot pritet të mbajë mot plotësisht i vranët, i zymtë dhe me reshje të shpeshta lokale shiu. Temperaturat do të shënojnë ulje, ndërsa reshje bore priten vetëm në viset e larta malore. Temperaturat minimale parashihet të jetë rreth 7 gradë Celsius, kurse ajo maksimale deri në 10 apo 11 gradë Celsius.

Në Shqipëri gjatë natës priten rrebeshe intensive shiu me vetëtima dhe bubullimë. ndërsa nesër pritet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje të shpeshta shiu.

Reshje shiu nesër pritet të ketë edhe në Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi. Në jug të Malit të Zi sonte priten rrebeshe mjaft intensive shiu me vetëtima dhe bubullimë. Në viset më të larta malore do të ketë reshje bore.

Të Martën dhe të mërkurën na pret mot me vranësira e reshje lokale shiu. Do të ketë edhe intervale kohore me diell, por do të mbetet mjaft freskët, megjithatë priten rritje të lehta të temperaturave. Në Shqipëri pak më ngrohtë dhe më shumë diell.

Nga e Enjta përmirësim i motit dhe rritje e temperaturave bazuar sipas ecurive aktuale sinoptike./MeteoBallkan

Lexo edhe:  Mërgimtari i familjes Dushi e pëson keq nga hajnat, s’i gjen 16 mijë eurot që i la në shtëpinë e tij në Klinë