Alarm për sulme ajrore në Mynih: Dronët rrethuan aeroportin për tre orë
Të enjten në mbrëmje, aeroporti i dytë më i madh i Gjermanisë u “paralizua” nga objektet fluturuese.
Tridhjet e dy fluturime u anuluan ose u devijuan, duke prekur rreth tre mijë pasagjerë, shumë prej të cilëve u detyruan të flinin në shtretër kampingu në terminale, raporton Bild.
Rreth orës 20:30 filluan ndikacionet e para për pamje dronësh në afërsi të aeroportit. Policia shtetërore fillon operacionet e kërkimit. Në të njëjtën kohë, policia federale fillon operacionet e mbikëqyrjes dhe kërkimit në ambientet e aeroportit.
Derisa rreth 22:35–00:00: Pamje të mëtejshme deri në mesnatë. Vendosje paralele e helikopterëve nga Policia Federale dhe Policia e Shtetit të Bavarisë për mbikëqyrje dhe kërkime.